zoom

Aktualitet

Gjykata jep vendimin, ja sa u dënuan ish-shefja e kabinetit të Ahmetajt, pastruesja dhe i biri

Gjykata e Tiranës dha verdiktin pasi dëgjoi pretencën e Prokurorisë dhe konkluzionet e palës mbrojtëse.

Trupa vendosi për Alda Klosin, ish-shefen e kabinetit të ish-ministrit të Shtetit për Rindërtimin, njëkohësisht ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetajt, dënimin me 2 vite e 6 muaj burgim. Por sipas akt-gjykimit dhe seancave, do të aplikohet edhe gjykimi i shkurtuar me një të tretën, pra që bëhet 2 vite burgim.

Ndërkohë, Havier Dobi u dënua me 5 vite burg, një më shumë nga pretenca, teksa me gjykim të shkurtuar dënohet me 3.4 vite.

Kurse pastruesja Rozeta Dobi, që kërkoi edhe mëshirë, duke mohuar vjedhjen, u dënua me 7 vite burg, por me gjykim të shkurtuar dënimi i saj reduktohet në 4 vite e 8 muaj. Edhe për të u dha një vit më shumë nga çfarë kërkoi organi i akuzës.

Dobi tha se Klosi inskenoi vjedhjen për inat të burrit, duke i dhënë për ruajtje mbi 500 mijë euro, që t’ia kthente më pas. Prokuroria ka sekuestruar edhe mijëra euro cash apo asete pasuri. /ZOOM.AL/