zoom

Bota

Sarkozy në burg për korrupsion. I pari ish-president në historinë e Francës pas hekurave

Ish presidenti francez Nicolas Sarkozy u shpall fajtor për korrupsion dhe me dënua me një dënim prej 3 vitesh.  Sarkozy do të duhet të vuajë një nga tre vitet në burg dhe kështu bëhet Presidenti i parë francez që do të gjendet pas hekurave.

Sarkozy u akuzua se ofroi një post public një gjyqtari në këmbi të informacioneve sekrete në lidhje me një hetim, të nisur ndaj tij.

Sarkozy, i cili ishte president I vendit nga 2007 në 2012, mohoi të gjitha akuzat kundër tij gjatë gjykimit 10-ditor që u zhvillua vitin e kaluar.

Nuk ka ekzistuar kurrë ndonjë marrëveshje e tillë,” i tha Sarkozy gjykatës. “As në kokën time dhe as në realitet. Unë dua të pastrohem nga ky turp, ” tha ai.

Prokurorët kanë kërkuar dy vjet burg dhe një dënim me kusht dy vjet me kusht për të tre të pandehurit mbi atë që ata thanë se ishte një “pakt korrupsioni”.

Çështja daton që në vitin 2014 pasi hetuesit përgjuan telefonat e Sarkozy dhe Herzog mbi akuzat që ish-presidenti kishte marrë në mënyrë të paligjshme miliona euro nga diktatori i ndjerë libian Muammar Gaddafi për të financuar fushatën presidenciale në 2007-ën.