zoom

Bota

Keqpërdori paratë publike, ish-shefi i kabinetit të Nicolas Sarkozy dënohet për mashtrim në votime

Ish-shefi i kabinetit të ish presidentit francez Nicolas Sarkozy, Claude Gueant është dënuar me tetë muaj burg nga Gjykata e Parisit.

Claude Gueant i konsideruar si një nga të besuarit më të ngushtë të Sarkozy-t doli në gjyq në muajin tetor së bashku me disa ndihmës dhe aleatë të tjerë me akuzat se keqpërdorën paratë publike, ndërsa urdhëronin sondazhe të opinionit publik me vlerë 7.5 milionë euro.

Shkrimtari dhe këshilltari i dikurshëm i Sarkozy Patrick Buisson u dënua me dy vite dhe një gjobë prej 150, 000 euro, ndërsa ish-drejtoresha e kabinetit Emmanuelle Mignon u dënua me gjashtë muaj me kusht.

Për ish anketuesin dhe konsulentit Pierre Giametti u dha vendimi me gjashtë muaj burg me kusht dhe një gjobë prej 70,000 euro.

Ata u akuzuan për urdhërimin e votimeve në fshehtësi dhe pa konkurrencë , duke thyer ligjet franceze mbi financimin publik. Ndërkohë ish-ndihmësi i Sarkozy Julien Vaulpre ishte i vetmi nga pesë të akuzuarit që u lirua.

Ndërkohë në shtator të vitit të kaluar një gjykatë e veçantë i dha Sarkozy një dënim me një vit burg për financim të paligjshme për rizgjedhjen e tij në vitin 2012, shtatë muaj pasi ia mori një dënim me burg për korrupsion.

Aktualisht 66-vjeçari i cili po apelon kundër këtyre dënimeve është akuzuar gjithashtu se ka marrë miliona euro për fushatën e tij zgjedhore të vitit 2007, nga Muammar Gaddafi.