Aplikacion
Biznesmenit i janë sekuestruar 390 mijë metra tokë (39 hektarë) në plazhin e Velipojës, me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme.
Më herët, ishte Apeli i GJKKO-së që ka lënë në fuqi vendimin për sekuestrimin e pronave të biznesmenit, i cili u arrestua si pjesë e një grupi kriminal “Metamorfoza” në Shkodër, pas zbërthimit të komunikimeve në SKY ECC. SPAK kërkoi lënien në fuqi të sekuestros preventive dhe Gjykata ka miratuar vendimin e Shkallës së Parë.
Gjokës, që është shpallur edhe investitor strategjik, i janë sekuestruar 390 mijë metra katrorë tokë në plazhin e Velipojës me kërkesë të SPAK, me vlerë mbi 30 mln euro.
SPAK ka ngritur dyshimet se këto sipërfaqe toke janë përfituar përmes falsifikimit. Ai akuzohet se ka ofruar pagesa deri në 120 mijë euro, për eliminimin fizik të kundërshtarëve, duke porositur grupin “Bajri” dhe këta të fundit në shkëmbim nderesh me “mbretin e kumarit”, biznesmenin e zhdukur prej vitit të kaluar, Ervis Martinaj. /ZOOM.AL/