zoom

Aktualitet

Gjykata e Lartë kthen për rigjykim dosjen ndaj ish-gjyqtarit të Sarandës, të akuzuar për korrupsion

Gjykata e Lartë ka kthyer për rigjykim dosjen ndaj Rasim Dodës, ish gjyqtarit të Sarandës, i akuzuar për korrupsion.

Gjykata e Lartë thotë se Doda duhet të rigjykohet nga Gjykata e Posacme e Apelit.

Në vitin 2017, Apeli i Krimeve të Rënda e prishi dënimin e dhënë nga Shkalla e Parë me 4 vite e 6 muaj burg me argumentin se  kishte shkelje të procedurës.

5 vite nga ky vendim Gjykata e Lartë ka rikthyer edhe njëherë dosjen e parë të korrupsionit në sistemin gjyqësor që pati më shqyrtim drejtësia, por duke urdhëruar Apelin ti japë një zgjidhje.

Kujtojmë se gjyqtari Doda, është ish-bashkëshorti i gjyqtares së Krujës Enkelejda Hoxha, e cila është vënë në pranga më shumë se një vit më parë nën akuzën e korrupsionit.

Sipas akuzës, Hoxha ka liruar nga burgu disa personazhe të njohur të botës së krimit, kundrejt rryshfetit.

Postime të lidhura