zoom

Aktualitet

Gjykata e Durrësit lë në qeli Xhemal Lokë, akuzohet se shtyu gruan në vetëvrasje

Gjykata e Durrësit mori vendimin e izolimit, teksa Xhemal Loka është njohur me masën e sigurisë ‘arrest me burg’, pasi akuzohet për armëmbajtje pa leje dhe nxitje të shkaktim të vetëvrasjes së bashkëshortes së tij 41-vjeçare.

Ndërsa familjarët e tij ishin mbledhur jashtë gjykatës, Xhemal Loka u pa brenda kafazit të xhamit, i qetë, duke pritur vendimin.

Fëmijët e tij kanë deklaruar se ai e dhunonte fizikisht dhe psikologjikisht të ndjerën, ndërsa familjarët e Xhemal Lokës, deklarojnë se këto akuza nuk janë të vërteta dhe se fëmijët mashtrojnë, te kërcënuar nga dajat e tyre. /ZOOM.AL/

Postime të lidhura