Aplikacion
Vendimi u shpall mbrëmjen e kësaj të mërkure nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Sipas trupës gjykuese, Gjici duhet të qëndrojë në burg për 3 vite, ndërsa nga gjykimi i shkurtuar dënimi ulet me 2 vite.
Gjykata ka ndryshuar akuzën ndaj Gjicit nga korrupsion në shpërdorim detyre.
Ndërkohë, për Alma Kaçin, gjykata ka dhënë dënimin me 1 vit burg, duke e shpallur fajtore atë për prostitucion.
Avokati Safet Gjicit, Përparim Kulluri e konsideroi këtë një vendim të padrejtë, ndërsa njoftoi se do t’i drejtohet Apelit me kundërshtime duke këmbëngulur se Gjici është i pafajshëm.