zoom

Lajme

GJKKO rrëzon kërkesën e Ajola Xoxës, refuzon kthimin e telefonit dhe dokumenteve që mori SPAK

GJKKO rrëzoi kërkesën e bashkëshortes së kryetarit të Bashkisë Tiranë Erion Veliajt për kthimin e telefonit disa pajisjeve e dokumentaciot të marrë nga Prokuroria e Posaçme gjatë kontrollit të bërë në datë 6 dhjetor.

Vendimi u mor nga gjyqtarja Atalanta Zeqiri. Ndërkohë seanca vijon për vëllanë e kryebashkiakut të Tiranës, Arbër Veliaj.

Ndërkohë që një tjetër kërkesë është paraqitur në Apelin e Posaçëm nga avokatët mbrojtës. Sipas tyre, kontrollet e BKH-së janë bërë në shkelje të ligjit procedurial dhe në mungesë të një shkaku të ligjshëm. Lidhur me këtë ankim, në Apel është caktuar si gjyqtyre e shqyrtimit të saj Ilirjana Olldashi, por ende nuk është caktuar një datë se kur do të mbahet seanca.

Kontrollet u ushtruan më 6 dhjetor 2024, me urdhër të prokurorit Ols Dados, ku agjentët e BKH sekuestruan celularin e Ajola Xoxës, si dhe ushtruan kontrolle në qendren “Harabel” ku Xoxa ështe bashkëthemeluese. Tek selie e galerisë ‘Harabel’ që ndodhet në zonën e ish-bllokut në Tiranë u sekuestruan dokumente e materiale të ndryshme që kanë të bëjnë me hetimet e nisura në lidhje me pasurinë e Erion Veliajt dhe familjarëve të tij.

Postime të lidhura