zoom

Lajme

“Gjiknuri i çoi zarf Ramës”/ Berisha zbardh pazaret në kampin socialist për listat

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tregoi pazaret që kanë bërë socialistët, sipas tij, për listat e kandidatëve për deputet.

Gjatë fjalës së tij në Kryesinë e PD-së, Berisha veçoi rastet e Damian Gjiknurit dhe Ceno Klosit, që sipas tij, përmes kërcënimeve kanë siguruar vend në listat e PS.

“Gjiknuri i çoi një zarf jo me para, por me fotot e McGonigal dhe u rikthye në listë. Fhadh këtë shembull për të treguar sesi përcaktohet lista në krahun tjetër. Sesi famozi Ceno Klosi përjashton socialistit asnjëherë të mençur Petro Koçi. Koalicioni për Shqipërinë Madhështore paraqitet para shqiptarëve me listën më dinjitoze”, deklaroi Sali Berisha.

Mesnata e sotme është afati i fundit i lënë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për zyrtarizimin dhe dorëzimin e listave të kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 11 majit.

Në të dy kampet, atë socialist dhe atë demokrat, që prej orëve të mesditës, ka diskutime dhe takime intesive./ Zoom.al

Postime të lidhura