Aplikacion
Nuk do të ketë më vaksinim të detyruar anti COVID për personat mbi 60 vjeç në Gjermani. Parlamenti gjerman tha JO. Projektligji i koalicionit qeverisës, në favor të të cilit ishte shprehur dhe kancelari gjerman Olaf Scholz, u refuzua nga 378 deputetë, 296 votuan pro dhe 9 abstenuan.
Nuk është miratuar në këtë mënyrë as versioni i zbutur i ligjit, një kompromis mes atyre që ishin pro dhe kundër, që fillimisht parashikonte vaksinimin e detyruar duke filluar nga mosha 50 vjeç.
Në muajin janar u fol për një vaksinim të detyruar për të gjithë ata që ishin mbi 18 vjeç, si ndodhi në Austri, por pothuajse të gjitha partitë u shprehën kundër.
Ministri gjerman i shëndetësisë u shpreh i shqetësuar pasi tani sipas tij do të jetë shumë e vështirë të luftohet COVID në vjeshtë. Sipas tij është mëkat që një temë kaq e rëndësishme të trajtohet në bazë të politikave të partive. Aktualisht në Gjermani më pak se 76% e popullsisë ka kompletuar ciklin e vaksinimit. Fushata e vaksinimit ka ndaluar, ndërsa që nga mesi i muajit mars vaksinimi është i detyruar për personelin në spitale dhe në azile të moshuarish. Që nga 1 maji Gjermania do të lehtësojë kufizimet, personat e infektuar me COVID, ose ata që kanë pasur kontakte me një të infektuar do të bëjnë vetëm një karantinë vullnetare prej pesë ditësh. Në 24 orët e fundit në vend u shënuan mbi 157 mijë raste të reja me COVID dhe 289 viktima.
Aksident tragjik në Durrës/ Makina “fluturon” mbi trafikndarëse, vdes 50-vjeçari (VIDEO)