zoom

Të gjitha

“Kam ndarë krevatin me Jasminën…”/ Ish-konkurrenti Andi Artani “plas bombën” në Përputhen

Ish-konkurrenti i “Përputhen”, Andi Artani, është një nga djemtë më të komentuar të sezonit të dytë të programit. Ai pati takime të shumta me vajza të ndryshme, por në një moment u deklarua për Jasmina Kadriun. Madje ata vendosën që të dilnin së bashku nga emisioni, për t’u njohur më mirë.

Por gjërat mes tyre nuk shkuan aspak mirë dhe në rrjetet sociale apo intervista, ata bënin deklarata të ndryshme për njëri-tjetrin.

Pas përfundimit të këtij formati, ish-konkurrenti ka qenë sërish i ftuar në emision. Ai ka bërë deklaratën bombë për Jasminën.

Pjesë nga debati:

Andi: Nuk mendoj që ka qenë lidhje edhe pikë. Ka qenë njohje e sipër që ka ndodh këtu gjatë programit. Bora ti e din shumë mirë vetë që ka pas raste që jam deklaruar po a ke mujt me i quajtur që kanë qenë një lidhje, jo. Deklaratë i bie që thjesht ke interes.

Bora: Tani po na bën të gjithëve të besojmë që nuk ka patur asgjë tjetër mes ju të dyve, ju thjesht jeni deklaruar dhe jeni puthur dy herë këtu në program?

Andi: A e quan lidhje?

Bora: Kaq ka ndodhur mes ju të dyve?

Andi: Ajo vetë e ka përmendur që kemi ndarë një krevat bashkë.

Bora: Atëherë?

Andi: Ju po e quani lidhjen krevatin bashkë, nuk kemi bashkëjetuar, nuk është lidhje.

Si duket Andi e ka hedhur poshtë të gjithë historinë e tij me Jasminën duke mos e konsideruar as lidhje./L.K

/Zoom.al

Postime të lidhura