zoom

Lajme

Gjeorgji-Shqipëri/ Pjesa e parë mbyllet pa gola

Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes mes Gjeorgjisë dhe Shqipërisë në Tbilisi.

Në 45 minuta lojë rastet nuk munguan, por asnjë nga ekipet nuk zhbllokoi dot rezultatin.

Në minutën e 11 gjeorgjianët patën mundësi të shënojnë me Davitashvili, që u shfaq para portës dhe gjuajti. Por ai gjeti devijimin vendimtar të Strakoshës, i cili çoi topin në këndore.

Laçi dhe Asllani po ashtu tentuan të shënojnë për Kombëtaren Kuqezi, por pa fat përballë portës kundërshtare.

Kuqezinjtë vijnë në këtë takim pas humbjes me Çekinë, teksa kërkojnë të reagojnë. Deri më tani, ekipi i Sylvinhos ka 3 pikë dhe renditet në vendin e 3-të.

Në krahun tjetër, Gjeorgjia kryeson grupin me 6 pikë.