Aplikacion
Që pas ngjarjes, Prishtina zyrtare ka akuzuar se bëhet fjalë për një plan të mirëoeganizuar nga Serbia, ndërsa Gjenerali Agim Çeku, në të njëjtën linjë, zbuloi se terroristë serbë kishin një plan të qartë për të penguar punën e autoriteteve në Kosovë.
“Këta do të arrinin ta kontrollonin, ta ndërpresin rrugën, t’i izolojnë forcat tona policore, administrative, që gjenden në pjesen e veriut ta pamundësojnë përforcimin e tyre për një kohë…”, tha Çeku në një intervistë për “Rubikon”.
Mirëpo sipas ish-ministrit të Forcës së Sigurisë, serbët nuk kanë llogaritur se forcat e Kosovës do të kundërpërgjigjeshin shpejt.
“Ideja e tyre mendoj se ka qenë, të bllokohet rruga, rruga të jetë e lirë për ardhjen e forcave të tjera. Unë mendoj që ato 25 makina të tjera kanë ardhur më vonë, pas vendosjes së barrikadës”, tha Çeku.