zoom

Bota

Gjenerali britanik: Putin mund ta humbasë luftën në Ukrainë!

Komandanti i lartë ushtarak i Mbretërisë së Bashkuar, admirali Sir Tony Radakin ka deklaruar se forcat ushtarake të Vladimir Putin mund të humbasin luftën në Ukrainë.

Ai është shprehur se trupat ruse janë të shkatërruara tashmë dhe të paorganizuara mirë, e për pasojë sulmet apo synimi për të pushtuar Ukrainën nuk po shkon sipas planifikimeve.

Kjo deklaratë e tij vjen pasi forcat ruse po sulmojnë edhe qytetarët, të cilët po mundohen t’i largohen luftës.

“Unë mendoj se po shohim një rezistencë të jashtëzakonshme nga Ukraina, forcat e armatosura dhe njerëzit e saj , po ashtu po shohim unitetin e të gjithë botës duke ushtruar presion mbi Rusinë. Rusia është izoluar, është 10 herë më pak e fuqishme sa ishte më parë. Rusia nuk ka operuar në këtë shkallë që nga Lufta e Dytë Botërore”, tha ndër të tjera ai.