zoom

Aktualitet

Gjendet trupi i pajetë i një gruaje në plazhin e Durrësit

Në plazhin e Durrësit është gjetur trupi pajetë i një gruaje ende të paidentifikuar. Kufoma është pikasur nga kalimtarë të rastit në zonën e sektorit Iliria.

Trupi i saj është dërguar ë morgun e spitalit të Durrësit për autopsi.

Policia po punon për të identifikuar viktimën.

Sipas policisë, deri tani nuk ka asnjë denoncim për persona të zhdukur apo të humbur me tiparet e gruas që u gjet e vdekur mesditen e sotme.