zoom

Aktualitet

Gjendet pa jetë në një bunkier një 36-vjeçar në Kamëz

Një 36-vjeçar është gjetur pa shenja jete ditën e sotme në Institutin Bujqësor në Kamëz. Policia bën të ditur se i riu është gjetur i vdekur brenda një bunkieri, ndërsa nga kqyrja paraprake e trupit të tij nuk janë vënë re shenja dhune. Kjo ka bërë që policia të ngrejë dyshime se 36-vjeçari mund të ketë vdekur nga përdorimi i drogës.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 20.04.2022, në Institut Bujqësor, në një bunker, është gjetur pa shenja jete, shtetasi I. M., 36 vjeç.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim për largim nga banesa, pas kallëzimit të bërë ditën e djeshme, nga vëllai i tij, shtetasi A. M.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. Trupi është transportuar në morg, për ekzaminime të mëtejshme, për të përcaktuar shkakun e vdekjes.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.