zoom

Bota

Gjenden të tjera dokumente sekrete në shtëpinë e presidentit Biden

Hetuesit nga zyra e Departamentit të Drejtësisë në SHBA, kanë arritur të gjejnë edhe gjashtë dokumente tjera të klasifikuara në shtëpinë e presidentit amerikan Joe Biden në Wilmington, ka njoftuar këshilltar i Bidenit.

Disa prej dokumenteve datojnë nga koha e mandatit të Bidenit në Senat nga 1973 deri më 2009, kurse tjerat kur ishte zëvendëspresidentit i Barack Obamës, ka bërë të ditur Bob Bower.

Presidenti u kishte ofruar vetë zyrtarëve nga Departamenti i Drejtësisë, që të kenë qasje në të gjithë hapësirat në shtëpinë e tij në Delaware.

As Biden e gruaja e tij Jill nuk kanë qenë prezent gjatë kohës që po kryheshin kontrolle.

Hetimet pasuan pasi që javë më parë u gjetën disa dokumente tjera të fshehta në shtëpinë e Bidenit në Wilmington dhe në zyrën e tij private në Washington.

Presidentët dhe zëvendësit e tyre pas përfundimit të mandatit, janë të obliguar të dorëzojnë dokumentet qeveritare në Arkivin Kombëtar.

Prokurori i Përgjithshëm Merrick Garland në fillim të këtij muaji emëroi këshilltarin special Robert Hur, i cili do të hetojë mbajtjen e dokumenteve të Biden pas skadimit të mandatit të tij si zëvendëspresident.

Bower tha se kontrolli i shtëpisë së Bidenit u ofrua për të “çuar hetimin përpara sa më shpejt të jetë e mundur”. Hetuesit kishin qasje të plotë në të gjithë shtëpinë e Bidenit dhe kontrolli zgjati 12 orë e 45 minuta, shtoi ai.