zoom

Lajme

Gjekmarkaj me akuza ndaj Ramës: Natë e frikshme në Shëngjin, Qeveria shumë e zënë me propagandë!

Deputeti i PD-së për Lezhën, njëkohësisht nënkryeparlamentari Agron Gjekmarkaj, ka reaguar në lidhje me zjarrin në Shëngjin, për të cilin pak më parë u raportua se ka dalë jashtë kontrollit duke rrezikuar biznese dhe banesa.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Gjekmarkaj e quan natën e mbrëmshme, të frikshme, ndërsa i bën thirrje kryeministrit Edi Rama që të ngrihet në lartësinë e përgjegjësisë dhe të aktivizojë çdo mjet e të kërkojë çdo ndihmë për të mbrojtur, jetën dhe pronën e qytetarëve të Shëngjinit.

“Një natë e frikshme në Shëngjin nga zjarri që nuk dominohet. Qeveria është e zënë duke ndezur zjarret e propagandës për të na rrëfyer një Shqipëri që nuk ekziston duke fshehur atë që është e cila mbetet e pambrojtur nga njeriu abuziv dhe nga fatkeqësitë natyrore. Si deputet i zonës i bej thirrje Kryeministrit të ngrihet në lartësinë e përgjegjësisë dhe të aktivizojë çdo mjet, të kërkojë çdo ndihmë për të mbrojtur , jetën dhe pronën e qytetarëve të Shëngjinit”, shkruan ai ndër të tjera. /ZOOM.AL/