zoom

Aktualitet

“Gërdeci”/ Mediu kërkesë GJKKO: Akti i parë ekonomik me ekspertë të palicencuar, duam një tjetër

Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, i kërkon Gjykatës së Posaçme të urdhërojë kryerjen e një akt-ekspertimi të ri ekonomiko-financiar për dosjen “Gërdeci”.

Sipas avokatëve, akt-ekspertimi i paraqitur si provë nga SPAK ka probleme.

Mësohet se kjo nuk i është bërë me dije Mediut gjatë hetimit paraprak dhe ekspertët janë zgjedhur në mënyrë të njëanshme dhe ne kushte papërshtatshmërie.

4 nga 5 ekspertët kanë qenë pa licencimet përkatëse dhe nëpunës shtetërorë. Gjyqi për çështjen e shpërthimit tragjik të 15 marsit 2008, me 26 të vdekur dhe 300 të plagosur, po vijon me pyetje dëshmitarësh, teksa janë kërkuar edhe ekspertë amerikanë. /ZOOM.AL/

Postime të lidhura