zoom

Aktualitet

Gërdeci/ Familja Durdaj i kërkon GJKKO që të mos e lejojë Mediun jashtë vendit: Pëshpejtoni gjyqin!

Një tjetër zhvillim procedurial vjen nga procesi i bujshëm i dosjes “Gërdeci”, që ka të bëjë me rigjykimin e ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu.

Gjyqi në GJKKO ndodhet në fazën e dëgjimit të ekspertëve, që kundërshtohet nga pala mbrojtëse, pasi janë të palicencuar.

Ndërkohë që familja e Durdaj, i është drejtuar së fundmi GJKKO-së me kërkesë, në lidhje me përshpejtimin e procesit ndaj ish-ministrit Fatmir Mediu. Ata kanë humbur djalin e tyre të mitur në tragjedi dhe janë paditësit në çështjen e rihapur.

Në lidhje me masën e sigurisë, është kërkuar që ish-ministri të mos largohet nga vendi pa lejen e Gjykatës.

Mediu e ka cilësuar procesin si politik, të qëllimshëm nga SPAK dhe pa prova. Ai ka theksuar se ky është një persekutim që i bëhet atij prej 16 vitesh, pasi nuk ka asnjë lidhje me fabrikën ku vdiqën 26 vetë dhe u plagosën 300 të tjerë nga shpërthimi tragjik i 15 marsit 2008 në Gërdec. /ZOOM.AL/