zoom

Politikë

Genc Deromemaj hedh poshtë akuzat e Berishës! Basha nuk ka “kërcënuar” askënd, nuk kemi ndarje

Pasi konfirmoi ditën e sotme se do të jetë pjesë e Foltores së radhës së ish-Kryeministrit Berisha në qytetin e Vlorës, kryetari i PD-së Vlorë, Genc Deromemaj ka shpjeguar se do të marrë pjesë në takim si një demokrat.

Per sa i perket lajmeve se ka pasur presion për të mos marrë pjesë në takimet e Berishës gjatë takimit me Bashën, ai mohoi kategorikisht këtë gjë.

“Marrëdhëniet me Bashën janë shumë korrekte. Para disa ditësh në një takim thërritur nga kryetari i partisë, kemi diskutuar për situatën dhe kemi marrë orientimin për të ruajtur pozitat e partisë. Në takimin që kam marrë pjesë as nuk është tentuar të artikulohet kjo. Thjesht u orientuam për situatën ku ndodhemi. Ishte një shpjegim për situatën ku ndodhemi. Nuk kemi të bëjmë ndarje mes mbështetësve. Unë mbështes çdo lloj lëvizje demokratike që në thelb ka parimet. Pas kësaj lëvizje PD do të jetë më e fortë për t’u përballur me mazhorancën”, theksoi ai për Fax News.