zoom

Aktualitet

Gazmend Bardhi zbulon kë i çoi Rama Altin Dumanit në zyrë për të mbyllur çështjen “Xibraka”

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi bëri një denoncim të fortë për dosjen “Xibraka”, ku i akuzuar si i përfshirë është Olsi Rama, vëllai i kryeministrit Edi Rama.

Sipas Bardhit, Edi Rama ka bërë përpjekje për ta mbyllur këtë dosje dhe me këtë qëllim ka tentuar të bindë kreun e SPAK, Altin Dumani.

Në zyrën e Dumanit, denoncoi Bardhi, ka shkuar një drejtues i një institucioni të pavarur kushtetues, i porositur nga Edi Rama që të bisedojë për të mos hetuar dosjen “Xibraka”.

“Ia shkruajta Altin Dumanit te pyetjet, nuk e nxora për etikë, por Dumani nuk e mohoi
Është një zyrtar i lartë, drejtues i një institucioni të pavarur kushtetues”, deklaroi Gazment Bardhi.

Olsi Rama akuzohet për lidhje me një organizatë kriminale të trafikut ndërkombëtar të kokainës në vitin 2014.

Që nga maji, kur SPAK njoftoi se janë rihapur hetimet për çështjen “Xibraka”, Olsi Rama është thirrur dy herë për t’u marrë në pyetje.