zoom

Aktualitet

Gati për plazh këtë fundjavë – Meteorologia: Temperatura deri në 31 gradë

Gjatë fundjavës, moti në vend do të jetë i ngrohtë, shoqëruar nga temperatura të pazakonta.

Sipas shefes së sektorit të parashikimit, Besa Sherollari, vlerat termike janë më të larta se mesatarja e muajit prill.

“Orët me diell do të mbizotërojnë pothuasje në të gjithë territorin. Valëzimi në detin Adriatik dhe në Jon do të jetë i ulët. Pritet që temperaturat, kryesisht në zonat e ulëta apo në bregdet, deri në 30 apo 31 gradë Celsius”, tha Sherollara.

Era pritet të fryjë me drejtim veriperëndim –verilindje me shpejtësi 1-6m/sek ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina 10m/sek, duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 1-2 ballë.