zoom

Lajme

Garda nuk lejon deputetët e PD-së të futen në Parlament, Noka: Rama i tmerruar nga opozita

Pak para nisjes së seancës plenare, deputetët e opozitës kanë tentuar të hyjnë në Kuvend, por janë ndaluar nga Garda.

24 deputetë u përjashtuan dje nga Sekretariati i Etikës pas ngjarjeve të së hënës, ku iu vu flaka karrigeve para Kuvendit si dhe u qëllua drejt kryeparlamentares Spiropali me shishe ujë e këmbë karrigeje.

Sipas deputetit demokrat Flamur Noka, Parlamenti po bunkerizohet dhe Edi Rama është i tmerruar nga opozita dhe fjala e lirë.

“Tmerri ka Edi Rama nga opozita dhe fjala e lirë. Dy fjalë edhe për këta opozitarët e opozitës, si raca më e ndyrë e njerëzimit. Shikoni këto pastaj dilni flisni. Bunkerizohet parlamenti që të mos lejohen të futen përfaqësuesit e popullit. Shihni këtë pamje dhe pastaj flisni për demokraci”, tha Noka.