zoom

Bota

Gafë LIVE/ Gazetarja britanike raporton vdekjen e Papa Françeskut

Një spikere e edicionit të lajmeve në një media britanike raportoi vdekjen e Papa Françeskut në ditën e Krishtlindjes.

Sipas “Daily Mail”, gazetarja dhe folësja Kylie Pentelow gabimisht njoftoi vdekjen e Papës, ndërsa ai po mbante fjalimin e tij.

Gazetarja Pentelow po shpjegonte se si Papa iu lut udhëheqësve botërorë që t’i bënin vaksinat në dispozicion për ata që kishin më shumë nevojë.

Më tej folësja vazhdoi fjalinë duke thënë se “u njoftua vdekja”, por e kuptoi deklaratën e saj të gabuar dhe kërkoi falje me shpejtësi.

“Fjalimi festiv i Papës u fokusua në lutjet e tij që pandemia të marrë fund. Ai tha se vaksinat duhet të vihen në dispozicion të atyre që kanë më shumë nevojë”. “U njoftua për vdekjen e tij…”, tha gazetarja.

Brenda pak sekondash, kuptoi gafën dhe kërkoi ndjesë, por pavarësisht se ishte lapsus nuk i shpëtoi reagimeve virale në internet.

Papa Francesco u lut dje për t’i dhënë fund pandemisë së koronavirusit, duke përdorur fjalimin e tij në ditën festive të Krishtlindjes për të mundësuar kështu kujdesin shëndetësor për të gjithë.

Ai u lut gjithashtu për vaksinat për të varfërit dhe që dialogu e mirëkuptimi të mbizotërojë në zgjidhjen e konfliktit botëror.