zoom

Aktualitet

Gabimi që çoi në pranga ekzekutorët e Gentjan Bejtjas: Pasi e përdorën makinën…

Zbardhen detaje të reja për ekzekutimin e Gentjan Bejtjas më 15 mars brenda shtëpisë së tij.

Policia ra në gjurmët e dy prej ekzekutorëve, Edison Haxhiu dhe Ilir Beqaraj, falë një gabimi që ata kanë bërë pas kanë kryer krimin.

Autorët kanë përdorur një mjet tip “Golf” në ditën e ngjarjes.

Makina e autorëve është identifikuar nga kamerat e sigurisë dhe është gjurmuar nga hetuesit në afërsi të zonës së Lundrës në një lavazh.

Edison Haxhiu e kishte dërguar makinën për ta larë, por më pas policia ka ndërhyrë duke e arrestuar.

Autoritetet po tentojnë për t’i kthyer në bashkëpunëtorë të drejtësisë dy të arrestuarit, për të zbardhur të plotë ngjarjen, por deri tani negociatat kanë dështuar.

Si Edison Haxhiu, ashtu edhe Ilir Beqaraj kanë mohuar që të jenë autorë të ekzekutimit të Gentjan Bejtjas.