Aplikacion
Ish-futbollisti i njohur i Manchester United dhe i kombëtares angleze, ka ndërruar jetë sot në moshën 87-vjeçare.
Charlton ishte një nga lojtarët që i mbijetoi tragjedisë së famshme të Mynihut në vitin 1958.
Gjatë karrierës së tij të gjatë ai ka fituar shumë trofe, por më i veçanti padiskutim është Champions League në vitin 1968 me “Djajtë e Kuq”.
Charlton ka veshur 758 herë fanellën e klubit të famshëm nga Old Trafford, ndërsa për Anglinë ka bërë 106 paraqitje dhe 49 gola. /zoom.al/