zoom

Lajme

Fundi i “epokës Veshaj” në Top Channel? Mbyllet emisioni i tyre. Në pikëpyetje edhe fati i Borës

Rrugëtimit të vëllezërve Veshaj në Top Channel duket se i ka ardhur fundi.

Emisioni i tyre “Më lër të flas” është mbyllur, ndërsa për momentin nuk ka asnjë projekt televiziv ku do të jenë të përfshirë Romeo dhe Donald Veshaj.

Shkak për përçarjen mes vëllezërve Veshaj me drejtuesit e televizionit përflitet hatërmbetja e Romeos pasi nuk u shpall fitues i Big Brother VIP 3.

Pas përfundimit të spektaklit, Romeo nuk pranoi asnjë ftesë nga emisionet në Top Channel, derisa u shfaq në Top Arena tek Ed Manushi.

Aktori shpjegoi se kjo shkëputje e tij gati 4-mujore nga ekrani ku vetë kishte një emision vinte si nevojë për t’u qetësuar pas eksperiencës së tij në Big Brother.

Edhe Heidi, e përfolur që do të kishte një emision në Top Channel, nuk ka asnjë projekt televiziv gati.

Ed Manushi e ftoi që të ishte pjesë e “Procesit Sportiv” gjatë kohës së Europianit, por vetë Heidi e refuzoi këtë ftesë.

Në pikëpyetje është edhe fati i Bora Zemanit. Moderatorja sezonin e shkuar nisi edhe formatin e ri, “Cherry on top”, veç “Dancing with the stars”. Por anulimi i formatit të kërcimit vë në pikëpyetje edhe formatin e ardhshëm për Borën sepse komentet për emisionin e saj nuk kanë qenë shumë pozitive në rrjet, duke e konsideruar atë si të përsëritur.