zoom

Sport

Ftohet marrëdhënia De Laurentiis-Spalletti, në tavolinë qëndrojnë 4 profile për të marr Napolin

Te Napoli ka një atmosferë të tensionuar mes Spalletti-t dhe De Laurentiis dhe për momentin nuk është ende e qartë nëse trajneri do të jetë në stolin blu sezonin e ardhshëm.

Deklaratat e fundit të të dyve kanë lënë disa dyshime mbi mundësinë që aventura do të vazhdojë pas fitimit të titullit kampion pas 33 vitesh, por tani për tani gjithçka mbetet në gatishmëri në pritje të njoftimit zyrtar për këtë çështje.

Ndërkohë, mediat italiane kanë filluar të raportojnë për zëvendësuesit e mundshëm të Spalletti-t në Napoli.

Sipas Corriere dello Sport, në krye të listës është Antonio Conte, një profil shumë i vlerësuar veçanërisht nga presidenti, por edhe shumë i shtrenjtë, kërkues në treg dhe zakonisht i interesuar për situata që zgjidhen nga pikëpamja teknike dhe rezultatet.

Detaje që duket se e bëjnë këtë pistë shumë të komplikuar, në kufi me të pamundurën, duke pasur parasysh vëmendjen e madhe që AdL i kushton llogarive dhe kontratave.

Në tavolinë janë edhe tre profile të tjera: Roberto De Zerbi, Vincenzo Italiano dhe Gian Piero Gasperin.

I pari wshtw një ish-lojtar i Napolit, ai e njeh ambientin në mënyrë perfekte dhe do të ishte një bast i madh për De Laurentiis.

Megjithatë, për momentin, ish-trajneri i Sassuolo-s po ia del shumë mirë te Brighton dhe rrëmbimi i tij nga sharmi dhe emblema e Premier League sigurisht që nuk do të jetë e lehtë.

Fjalimi i ngjashëm, me diferencat e nevojshme, edhe për Italiano-n, i cili në komandë të Fiorentina-s këtë sezon ka tërhequr vëmendjen e De Laurentiis duke goditur dy finale (Coppa Italia dhe Conference League), por ka krijuar edhe një ndjenjë të rëndësishme me Firencen.

Situatë është ndryshe për Gasperinin. Trajneri mund ta ketë përfunduar ciklin e tij te Atalanta dhe mund të vendoste të pranoj një sfidë të re në Napoli.

Atij nuk i mungojnë eksperienca dhe idetë dhe gjithashtu nga pikëpamja ekonomike ideja mund të jetë në përputhje me planet e de laurnteis. Ndryshimet po fryjnë në Napoli, por fillimisht duhet të sqarohet çështja Spalletti. /zoom.al/