zoom

Aktualitet

“Fryhet” arka e shtetit, 384 mln euro më shumë – Tatimi dhe çmimet “mbajnë në këmbë” buxhetin

Arka e shtetit ka mbledhur afro 45 miliardë lekë apo 384 milionë euro më shumë se një vit më parë në 6 mujorin e parë të vitit.  Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Financave, në gjysmën e parë të 2022, të ardhurat totale regjistrohen në në masën 279.3 miliardë lekw, duke tejkaluar planin me rreth 15 miliardë lekë.

Të ardhurat doganore u realizuan në vlerën e 103 miliardë lekë apo  18,3 miliardë lekë më shumë se një vit më pare dhe ndikimin kryesor e ka pasur TVSH-ja në import që lidhet drejtpërdrejt me çmimet, ku janë mbledhur  72.5 miliardë lekë,  me një rritje prej 27.4 % më shumë se një vit më parë. E përkthyer në vlerë monetare, vetëm nga TVSH-ja janë arkëtuar 15.6 miliardë lekë më shumë. Nga akciza janë mbledhur 1 miliardë lekë më shumë se 6 mujori i parë 2021, renta minerare po ashtu ka kontribuar me 1.1 mld lekë më shumë, ndërsa taksat doganore kanë dhënë kontribut më të ulët.

Sa i takon të ardhurave tatimore, në total janë arkëtuar 142.8 milaidrë lekë e një rritje prej 20.8 për qind krahasuar me 6 mujorin 2021 dhe 9.7 miliardë lekë mbi planin.  Kontributin kryesor në të ardhurat tatimore e ka dhënë tatimi mbi fitimin, ku janë mbledhur 24.9 miliardë lekë, me rritje 41.1% më shumë se 6 mujori 2021, si dhe 7 miliardë lekë ose 39.1% më shumë se plani i vitit 2022 për këtë zë.  Po ashtu një kontribut të rëndësishëm ka dhënë TVSH-ja e arkëtuar neto,  me një realizim në masën 18.6 miliardë lekë, apo 61.9% më shumë se 6 mujori 2021.  Ndërsa në raport me planin, TVSH-ja rezulton të jetë mbledhur në nivelin 1.4 për qind më pak..

Këto shifra në këtë përiudhë nuk tregojnë shtim të konsumit, por përkthehen në pagesa më të larta të konsumatorëve për shkak të rritjes së çmimve dhe si e tillë dhe vjelje më  e lartë Tatimit mbi Vlerën e Shtuar.

Nga tatimi mbi të ardhurat personale janë arkëtuar 2.5 miliardë lekë më shumë krahasuar me një vit më parë.  Shpenzimet e përgjithshme publike, për muajin e gjashte të vitit 2022, arritën në rreth 263 miliardë lekë me një realizim në masën 88 përqind të planit të periudhës dhe niveli i sufiçitit u regjistrua në 16 miliardë lekë.

Të ardhurat doganore

TVSH  72.5 miliardë lekë

Akciza  24.2 miliardë lekë

Renta minerare 2.3 miliardë lekë

Taksat doganore 3.9 miliard lekë

Të ardhurat tatimore

Tatimi mbi fitimin  24.9 miliardë lekë

TVSH (neto) 18.6 miliardë lekë

Tatimi mbi të ardhurat personale  21.6 miliardë lekë

/ SCAN