Aplikacion
Mesfushori i Mançester Sitit, Kevin De Bruyne është lojtari më i fundit i ligës së lartë të cilit iu bastis shtëpia nga hajdutët. Grabitësit hynë në rezidencën e tij në Belgjikë javën e kaluar.
Dyshja e Chelseat, Reece James dhe Raheem Sterling gjithashtu kanë qenë në shënjestër, ku ky i fundit udhëtoi në shtëpi gjatë Kupës së Botës vitin e kaluar për të mbështetur familjen e tij.
Paul Pogba dhe Jesse Lingard ishin gjithashtu viktima të incidenteve të ngjashme periudhën kur luanin për Manchester United, ndërsa ish-mbrojtësi i Cityt Joao Cancelo u sulmua gjithashtu nga një hajdut.
Ndaj lojtarët e Premier League po shqyrtojnë të gjitha mjetet e mbrojtjes. Sipas Daily Mail , grabitësit shqiptarë shënjestrojnë shtëpitë e individëve të pasur me vlerë të madhe neto dhe vjedhin sendet e tyre me vlerë.
Zakonisht këto grupe kërkojnë në internet adresat e shtëpive të shumë lojtarëve. Lojtarëve u janë dhënë këshilla të tilla si shmangia e publikimit të fotove të pushimeve ndërsa janë larg shtëpisë