zoom

Lajme

Frika nga skandalet e TIMS, PS vendos që Muça të dëshmojë në sekret. Salianji: Si lakuriqët e…

ka nisur me debate të forta dhe tensione mbledhja e radhës te Komisioni Hetimor për të dhënat e sistemit TIMS.

Kryetari Ervin Salianji, ka lexuar një kërkesë të Ardit Muços, ish-shefi i Sektorit IT në Policinë e Shtetit, aktualisht në hetim dhe akuzë nga SPAK-u, i cili pretendon që dëshmia e tij të jepet me dyer të mbyllura.

Një kërkesë e tillë justifikohet me faktin se sipas Muços bëhet në këtë mënyrë “mbrojtja e të drejtave për respektimin e jetës private dhe garantimin e sigurisë time fizike”.

Kryetari Salianji është shprehur se një gjë të tillë nuk e sheh të arsyeshme, por e ka hedhur çështjen për diskutim.

“Mbledhjet duhet të jenë të hapura. Të dhënat e shqiptarëve gjenden online, sbesoj se ka gjë që është sekret shtetëror se nuk kemi pasur as në të kaluarën. Përjashtim bënte një dokument i paraqitur nga ministri”, tha ai.

Por Ardit Muço, ish Përgjegjës i Sektorit IT në Policinë e Shtetit, ka kërkuar që dëshmia e tij në Komisioni për të dhënat e TIMS, të jepet me dyer të mbyllura. Kjo ka krijuar debate në komision.

Nënkryetari socialist, Toni Gogu, e ka konsideruar kundërshtinë e anëtarëve të opozitës në komision, si tragjike. Pas hedhjes në votim u vendos që Muço të merret në pyetje me dyer të mbyllura.

“E mbyllët edhe këtë mbledhje si lakuriqët e natës”, tha Salianji ndër të tjera. /ZOOM.AL/