zoom

Lajme

Frika nga robotët po largon punëtorët e bar-restoranteve dhe hoteleve

Përdorimi i robotëve për të korrigjuar mungesën e fuqisë punëtore në sektorin e hoteleve dhe restoranteve mund të rezultojë të jetë një bumerang, pasi prania më e madhe e teknologjive të automatizuara rrit stresin dhe pasigurinë e punëtorëve, si punonjësit ashtu edhe menaxherët, duke forcuar synimin e tyre për të lënë punën sa më shpejt të jetë e mundur.

Këtë e demonstron një studim i Universitetit shtetëror të Uashingtonit i botuar në ”International Journal of Contemporary Hospitality Management”. Studiuesit e udhëhequr nga Bamboo Chen vendosën të mos përqendrohen në ndikimin që robotët kanë te klientët me të cilët ndërveprojnë, por te vetë punëtorët e punësuar në bizneset e mikpritjes.

Ata e bënë këtë duke intervistuar 321 punonjës të shërbimit hoteleri-turizëm për të vlerësuar marrëdhënien e tyre me një gamë të gjerë teknologjish duke filluar nga kamerierët robotë deri te kioskat e automatizuara të vetë-shërbimit dhe pajisjet digjitale për porositë e tavolinave.

Rezultatet tregojnë se njerëzit që janë më dyshues ndaj robotëve më shpesh përjetojnë pasiguri në punë dhe stres, humor të cilat më pas lidhen me qëllimin për të lënë punën. Këto frikë nuk zvogëlohen as duke u njohur me robotët, përkundrazi: punonjësit që punojnë më ngushtë me teknologjitë robotike kanë më shumë frikë të konsiderohen të vjetruar dhe të zëvendësohen.

Vetë perceptimi i aftësive të robotëve gjithashtu luan një rol të rëndësishëm: ata që mendojnë se këto teknologji janë më të afta dhe efikase, priren të jenë më të gatshëm të lënë punën e tyre.

Në dritën e këtyre të dhënave, autorët e studimit rekomandojnë që punëdhënësit të theksojnë gjithmonë rolin e punëtorëve njerëzorë dhe t’u komunikojnë atyre jo vetëm avantazhet, por edhe kufizimet e teknologjive të reja. /ZOOM.AL/