Aplikacion
Një pjesë e tyre ndërkohë ndodhet në sheshin “Skënderbej”, ku po tentohet bllokimi i qarkullimit rrugor, në zonën e Bashkisë së Tiranës.
Sipas protestuesve, ky është urdhri që ata kanë marrë, për të përmbushur mosbindjen civile.
Përmes pankartave dhe banderolave, protestuesit kërkojnë lirimin e liderit Sali Berisha si edhe të ngrihet zëri për një arsim të mirë.
Po ashtu, ata kërkojnë edhe lirimin e Ervin Salianjit dhe rrëzimin e regjimit.