zoom

Kosova

FOTOT/ Një çerek shekulli më parë NATO hyri në Kosovë dhe e çliroi nga Serbia

Sot bëhen 25 vjet nga dita kur forcat paqeruajtëse të NATO-s hynë në Kosovë, duke shënuar fundin e luftës që la më shumë se 13.500 njerëz të vrarë, kryesisht shqiptarë.

Mediat botërore, asokohe, pasqyruan gëzimin e qytetarëve të Kosovës kur ata takonin për herë të parë ushtarët e misionit të KFOR-it.

Disa vende që shihen në fotografitë e qershorit 1999 duken ngjashëm edhe sot, por shumica janë transformuar krejtësisht.

Prej disa ditësh në Kosovë zhvillohen panele dhe evente në kuadër të festimeve të çlirimit nga Serbia dhe bombardimit të Beogradit. /ZOOM.AL/