zoom

Aktualitet

Fotot/ Mashtroi 13-vjeçaren dhe tentoi ta përdhunonte, ky është polici 62-vjeçar i arrestuar

Kol Kola, efektivi 62-vjeçar në policinë  e Lezhës, u arrestua sot i akuzuar se ka tentuar të abuzojë me një të mitur.

Sipas SHCBA dyshohet se Kola, më datë 29 prill të këtij viti, ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me një të mitur të moshës 13-vjeçare nxënëse në një nga shkollat 9-vjeçare të qytetit të Lezhës.

Ai e mashtroi të miturën duke i thënë se do ta çonte në komisariat, por e çoi atë në një banesë në që e kishte në përdorim dhe tentoi të abuzonte me 13-vjeçaren. Kjo e fundit mundi të largohej nga banesa dhe kallëzoi më pas efektivin.