zoom

Aktualitet

FOTOT/ Kur Rama shëtiste me Irfanin, familjen e ministrat në resortin që i vuri sot ruspat

Mëngjesin e sotëm, IKMT u shfaq papritur në resortin “Prestige”, në plazhin e Golemit, në pronësi të biznesmenit Irfan Hysenbelliu, pronar i televizionit News24, gazetës Panorama e portalit Balkanweb.

Me akuzën se dy pishina të resortit janë ndërtuar pa leje, IKMT përmes makinerive të rënda filloi prishjen e tyre, duke shkaktuar jo pak zhurmë në media dhe në opinionin publik.

Përfaqësues të “Hysenbelliu Group”, që ka në pronësi “Prestige Resort”, u shprehën se asnjë ndërtim brenda resortit nuk është pa leje, madje shtuan se leja është firmosur nga vetë Edi Rama.

Ata u shprehën se ky është një sulm i jashtëligjshëm nga kryeministri Edi Rama për shkak të qëndrimeve që mbajnë mediat në pronësi të “Hysenbelliu Group”.

Por disa orë pas nisjes së aksionit te “Prestige Resort”, reagoi Ministria e Brendshme, duke deklaruar se po ndërhyhej për të shembur ndërtimet e paligjshme.

Në një njoftim zyrtar, Ministria e Brendshme mohoi akuzat e përfaqësuesve të biznesit se aksioni vinte si një hakmarrje politike.

“Ndërhyrja e sotme për rikthimin e rreth 4 mijë metrave katrorë rërë e det të kthyera në beton, përpara një resorti ku një pjesë e zhvillimeve edhe në brendësi të zonës së pishave janë ndërtime të paligjshme për qëllime fitimi, është trajtuar nga mediat e zotit Irfan Hysenbelliu si sulm ndaj linjës editoriale të tyre. Nuk është hera e parë që mediat News24, Balkanweb dhe Panorama synojnë të mbulojnë problemet e pronarit të tyre me ligjin, duke marrë rolin e viktimës së lirisë së shtypit”, thuhet në njoftimin e ministrisë së Brendshme.

Aksion për ndërtimet pa leje apo sulm ndaj medias së lirë?

Mediat e Hysenbelliut, dhjetëra deputetë të opozitës, gazetarë e zëra të tjerë e quajtën një sulm ndaj media së lirë.

“Rama është munduar të negociojë për editorialin e Neës 24 dhe Panorama, por editoriali s’ndryshon. Ne nuk mposhtemi me këto fadroma dhe Dallandyshet që ke zgjedhur ti. Sot kanë ardhur 100 turistë amerikanë që do bëjnë një dasme, çfarë t’i themi ne që këtu vendos një kokë?! Kemi turistë nga Europa që janë të shokuar. Shteti te ne është kthyer në privat sikur është në pronën e tij. Këtë që po bën sot do ta mbajë mend. E gjithë leja është firmosur nga ai, se ku është shkelur këtu ligji, vetëm ai e di! Dallëndyshja të shohë ato dosjet që ka në prokurori”, u shpreh nënpresidentja e “Hysenbelliu Group”, Fabiola Hysenbelliu.

Ndërsa me një deklaratë nga selia blu, deputetja demokrate Albana Vokshi e quajti aksionin “dhunë shtetërore të pushtetit privat të Ramës”.

Ajo u shpreh po ashtu se po bëhet një “sulm ndaj medias së lirë e të pavarur për hakmarrje politike”.

Aksionin e dënuan përmes reagimeve në rrjetet sociale edhe deputetë të tjerë të PD-së si Luçiano Boçi, Edi Paloka, Flamur Noka, Luan Baçi, e të tjerë.

Deputetët e Partisë së Lirisë, Petrit Vasili dhe Erisa Xhixho ishin po ashtu në ambientet e “Prestig Resort”, ku u shprehën se aksioni është i paligjshëm dhe një goditje nga Edi Rama.

Ndërkohë ”Hysenbelliu Group” përmes mediave të tij ka bërë të ditur se leja për ndërtimin e e projektit është firmosur nga vetë kryeministri Rama, Përmes dokumentave të fotografuara shihet qartësisht se ndërtimi është i ligjshëm. Ndërkohë IKMT Nndërmerr një aksion pa asnjë dokumentacion për ndërhyrjen. Konflikti duket aq i ashpër, saqë gjithçka po bëhet pa paralajmërim. Fadromat e pushtetit mbërritën në resort pa asnjë njoftim paraprak, siç do të duhej të ndodhte sipas ligjit.

Por si ishin marrëdhëniet midis Kryeministrit Rama dhe Hysenbelliu Group para ndodhisë së ditës së sotme?

Pamjet që shihni datojnë në 28 gusht të vitit të kaluar, kur kryeministri Edi Rama vizitonte afganët e strehuar në ‘Prestige Resort’, që ishte një nga bizneset që iu hapi derën të shpërngulurve nga regjimi i talebanëve. Pikërisht në këtë resort Rama, bënte shëtitje dhe vlerësonte kontributin e bizneseve të tilla për mikpritjen.

Ndërsa në foto të tjera shihet qartësisht se si kryeministri Rama e preferonte Pretige Resort për mbledhjet e

Konflikti duket aq i ashpër, saqë gjithçka po bëhet pa paralajmërim. Fadromat e pushtetit mbërritën në resort pa asnjë njoftim paraprak, siç do të duhej të ndodhte sipas ligjit./Zoom.al/

Postime të lidhura