zoom

Aktualitet

Foto/Qytetarët në këmbë në pikun e vapës. Çfarë ndodh në autobusin Tiranë-Fier

Qytetarët që duhet të lëvizin me transportin publik ndërqytetas në Shqipëri janë ata që i vuajnë më së shumti temperaturat e larta, që i shtohen problemeve të përhershme të tyre.

Zoom.al sjell foto nga linja e autobusëve Tiranë-Fier ku shumë qytetarë po qëndrojnë në këmbë, në hapësirën midis sediljeve, sepse qartazi mjeti është mbushur përtej kapacitetit që ka.

 

 

 

 

 

 

 

Një veprimtari e tillë është plotësisht e ndaluar dhe në rast ekspozimi gjobitet shoferi dhe kompania, deri në pezullim qarkullimi. Por kjo lloj metode është e përhapur deri në normalitet tashmë në vendin tonë dhe forcat policore vazhdojnë të mos reagojnë.

Qëndrimi në këmbë për një rrugë të gjatë nga dy qytete të ndryshme,  në pikun e vapës, përpos se shkelje është edhe me rrezik përe shëndetin e udhëtarëve./Zoom.al