zoom

Politikë

FOTO LAJM/ Ku u ulën ekzaktësisht Basha dhe Berisha në Kuvend

Pas deklaratave të forta në hyrje të selisë së Kuvendit, ish-kryeministri Berisha, i përjashtuar tashmë nga Grupi Parlamentar i demokratëve gjeti edhe karrigen e tij në sallën ku zhvillohen seancat plenare.


Ai nuk mund të ulej në pjesën që i përkiste demokratëve, karriget në të djathtën e kryetarit të Kuvendit, kështu që u ul në rreshtat e fundit.

Berisha zgjodhi të qëndronte në krah të Fatmir Mediut dhe aleatëve të PD-së.

Para hyrjes në Kuvend, Berisha bëri deklarata të forta ndaj kreut aktual të PD-së duke e akuzuar për një marrëveshje me Ramën, e cila ia dorëzoi sovranitetin e partisë këtij të fundit.