zoom

Politikë

FOTO LAJM/ Kryeministri i Hungarisë, Victor Orban duke takuar kryeministrin Edi Rama në samitin e Bled-it

Kryeministri Edi Rama së bashku me ministren e Jashtme, Olta Xhaçka ndodhen në Slloveni, për një vizitë dyditore në Bled, për Strategic Forum, sa i takon të ardhmes së Evropës.

Në nisje të forumit ra në sy mënyra se si e priti kryeministri hungarez Ramën. Ai u përul para tij, me një veprim që duket më shumë ironik sesa shenjë respekti.

Së fundmi kryeministri ka postuar një foto ku shihet i veshur me kostum nën shoqërinë e kryeministrit slloven, Janez Jansa teksa shihen duhe biseduar.

Postimi i Ramës:

“Bled, Slloveni – Në Bled Strategic Forum për të ardhmen e Europës” shkruan Rama në postimin e tij.

Ndërkohë presidenti Vuçiç ka postuar një foto në Facebook dhe Instagram me Ramën dhe Zaevin. Rama duket se ka hezituar ta postojë për të shmangur kritikat.