zoom

Aktualitet

FOTO/ Ky është 25-vjeçari që vdiq dje në aksident në Shkodër

Publikohet fotoja e Xhevahir Maksutit, 25-vjeçarit që një ditë më parë humbi jetën në një aksident rrugor.

Ai po udhëtonte me motor në momentin që u përplas nga një makinë në aksin rrugor Shkodër-Velipojë, në afërsi të Bërdicës.

Sipas informacioneve, makina që përplasi të riun po dilte nga gomisteria.

Prej përplasjes së fortë, Xhevahir Maksuti ndërroi jetë në spital pak minuta më vonë.

Siç duket nga fotoja, ai ishte i apasionuar pas motorëve./ Zoom.al

Ky është i riu të cilit iu pre jeta në mes paraditen e së martës pas një aksidenti tragjik në aksin rrugor Shkodër-Velipojë.

25-vjeçari, Xhevahir Maksuti u përplas nga një automjet në afërsi të Bërdicës. Në momentin e ngjarjes i riu ishte duke lëvizur me motor, kur automjeti i cili ishte duke dalë nga një gomisteri e përplasi.

Postime të lidhura