Aplikacion
Në foton e mëposhtme është i ndjeri Nevruzi.
Në bashkëpunim me policinë greke është bërë i mundur arrestimi i Shehut në zonën e Korfuzit, i cili po shkonte drejt aeroportit për të udhëtuar në drejtim të Anglisë.
Po ashtu në lagjen nr.4 të Sarandës është gjetur dhe automjeti tip “Audi”, i dyshuar i përdorur nga autori në këtë ngjarje.
Grupi hetimor vijon punën intensivisht, në koordinim me Prokurorinë, për gjetjen e trupit të Eraldo Novruzit dhe për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.
Ngjarja dyshohet se ka ndodhur rreth 30 minuta pas mesnatës të kësaj të enjte në ambientet e hotelit, konkretisht në dhomën ku akomodohet stafi. Ka dyshime se fillimisht mes tyre ka patur një përplasje verbale e që më pas ka degraduar deri në përdorimin e armës.
Pasi e ka qëlluar, dyshohet se autori, e ka marrë 31-vjeçarin dhe është larguar me një automjet.
Ai e ka fshehur trupin dhe me pas është larguar drejt Greqisë