zoom

Bota

FOTO/Kina po ndërton sistemin më të madh në botë të parashikimit të tërmeteve

Detyra kryesore e ndërtimit të sistemit të paralajmërimit të tërmeteve në Kinë është përmbyllur, ndërsa ndërtimi përfundimtar dhe pranimi pritet të realizohen deri në fund të këtij viti, bëri në ditur Min Jiren, kreu i Administratës Kineze të Tërmeteve (CEA).

Kina ka nisur krijimin e një sistemi paralajmërimi të tërmeteve që nga vitet ’90 të shekullit të kaluar dhe ka filluar ndërtimin e sistemit të paralajmërimit të tërmeteve dhe të raportimit të intensitetit sizmik në disa rajone me rrezik të lartë që në vitin 2018, duke synuar të informojë publikun për tërmetet e ardhshme disa sekonda përpara dhe të raportojë intensitetin sizmik të një tërmeti brenda një minute nga rënia e tij.

Min tha në një konferencë shtypi të enjten se ky është sistemi më i madh i paralajmërimit të tërmeteve në botë, duke bërë një hap në shkurtimin e dhënies së informacionit të tërmetit nga një minutë në disa sekonda pas fillimit të tij.

Sipas një studimi të botuar nga “Revista sizmologjike e Jugperëndimit” në vitin 2002, të pasurit dijeni për një tërmet tre, dhjetë dhe 20 sekonda përpara se të bjerë mund ta ulë përkatësisht me 14, 39 dhe 63 për qind numrin e viktimave.

Sistemi mund të dërgojë paralajmërim nëpërmjet pajisjeve të ndryshme, duke përfshirë televizorët, telefonat celularë, transmetimet dhe

terminalet e tjera paralajmëruese.