zoom

Aktualitet

FOTO/ Furgoni “merr para” shtyllën dhe vazot me lule në Pogradec

Një aksident u shënua këtë të diel në Pogradec.

Drejtuesi i një furgoni mallrash humbi kontrollin për shkak të shpejtësisë me të cilën po lëvizte në një prej rrugëve më të populluara të këtij qyteti.

Për pasojë, mjeti u përplas fillimisht me një shtyllë ndriçimi rrugor e më pas me vazot me lule të vendosura në rrugë.

Nga përplasja mbeti i plagosur drejtuesi i mjetit, i cili u dërgua në spitalin e Pogradecit, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ai u mor në pyetje nga policia për të sqaruar rrethanat dhe dinamikën e ngjarjes.