zoom

Politikë

FOTO/E djegin edhe socialistët e Fierit, Balla, Subashi dhe Koçi ja marrin valles

Pas socialistëve të Tiranës dhe atyre të Elbasanit, edhe ata të Fierit kanë kremtuar festat e fundvitit. Pjesë e tyre janë bërë edhe deputetët dhe zyrtarët më të lartë socialistë të Fierit, si i deleguari politikë i qarkut, Taulant Balla, kryetari i Bashkisë së Fierit, Armando Subashi apo edhe kryetari i PS-së së këtij qyteti, Petro Koçi. 

Natyrisht që për socialistët 2021 është një vit i suksesshëm pasi kanë fituar zgjedhjet dhe qeverisin Shqipërinë në një mandat të tretë, ndaj dhe ata kanë patur plotë arsye për të festuar me këngë e valle.