zoom

Bota

(FOTO) Dyshohet se është shqiptar! Kështu duket vrasësi që mbyti 20-vjeçaren në Greqi

Hetimet për vrasjen e 20-vjeçares në Greqi, janë duke vijuar nga autoritetet e vendit helen.

Duke iu referuar dëshmive të bashkëshortit të viktimës, ekspertët kanë mundur të ndërtojnë një skicë të njërit prej grabitësve, i cili dyshohet se është shqiptar, e njëkohësisht edhe kryetari i bandës që i mori jetën Carolinës.

Bashkëshorti i të resë e ka përshkruar një prej grabitësve si të shkurtër, biond dhe rreth të 40-ave, ndërsa dhe policia ka hedhur të njëjtën skicë në rrjet.

Në raportin e hartuar nga grekët theksohet fakti që organizatori, nga mënyra e sjelljes dhe veprimeve rezulton se i urren gratë, të cilat ai i keqtrajton brutalisht dhe nuk heziton as t’i vrasë.

Dëshmia e piloti 32-vjeçar, por edhe skica e përpiluar tanimë kanë thjeshtuar ndjeshëm punën e policisë, e cila është pranë zbulimit të të paktën, njërit prej autorëve.