Aplikacion
Veç futbollistëve të Argjentinës dhe familjarëve të tyre, në finalen e madhe të Botërorit, Francë-Argjentinë, Nusret Gökçe, i njohur ndryshe si “Salt Bae”, ishte ai që mori vëmendjen më të madhe teksa “nuk iu nda” Messi-t derisa realizoi foton.
Kasapi i famshëm nga Turqia ka 22 restorante në SHBA, Mbretërinë e Bashkuar, Greqi e Dubai. Megjithatë, ai krenohet me pallatin gjigant në lagjen “Sisli” të Stambollit, me një pishinë në tarracë, që llogaritet rreth 40 milionë euro.
Ai e bleu hotelin luksoz “Park Hyatt” në vitin 2019 dhe u transferua menjëherë aty. Hoteli ishte në pronësi të dramaturgut Abdülhak Hâmid Tarhan, i njohur gjerësisht në Turqi si “Poeti i Madh”. Në atë kohë, ai tha se donte të kalonte më shumë kohë në qytetin e lindjes për të qenë sa më pranë nënës së tij pas vitesh udhëtimi nëpër botë.
Nusreti besohet të ketë gjithashtu prona në SHBA dhe Mbretërinë e Bashkuar dhe shpesh poston foto nga një pishinë private në Beverley Hills.
Vitin e kaluar, Nusret hapi restorantin e tij të parë në Londër, ku një biftek “Golden Giant Tomahaëk” iu ofrua klientëve me një çmim prej 1,450 funtesh. Në katër muajt e parë të tij, restoranti bëri 7 milionë paund shitje, pavarësisht se ishte i rrënuar nga vlerësimet e dobëta në internet.






National Geographic: Sazani, ishulli që ka tërhequr perandori dhe fuqi të mëdha ndër shekuj