Aplikacion
Teksa më herët u njoftua se finalja e Ligës së Kampionëve nuk do të mbahet në qytetin rus të Shën Petërsburgut, edhe Formula 1 duket se do të ndikohet nga kjo krizë.
Së fundmi është hedhur ideja që dhe gara e çmimit të madh të Rusisë në Formula 1, e planifikuar të zhvillohet më 25 shtator, në pistën e Sochi, mund të anulohet. Në rast se situata në Rusi do të përshkallëzohet, atëherë ajo garë do të hiqet nga kalendari dhe pista e Sochi do të zëvendësohet me një pistë tjetër.
Për momentin nuk ka asnjë të dhënë në lidhje me anulimin e kësaj gare, por drejtuesit e Formula 1 mund t’i reagojnë, për të evituar probleme. Anulimi i kësaj gare mund të ketë impakt te skuadra Haas, që ka si sponsor kryesor Uralkali, ndërkohë që një prej pilotëve të saj është rusi Nikita Mazepin.