Aplikacion
“Në gjueti” për 3 pikë, trajneri Sylvinho ka hedhur në fushë Ernest Muçin, duke ulur në stol Nedim Bajramin.
Jasir Asani do e nisë këtë sfidë nga minuta e parë, ndërsa Mirlind Daku do të zëvendësojë Indrit Tucin në krye të sulmit.
Vëmendje tërheq zgjedhja e Sylvnihos për të lënë jashtë Bajramin, duke aktivizuar në vend të tij Muçin.
Gjithçka është e hapur në 90 minutat e fundit për të përcaktuar skuadrat nga vendi i parë deri në katërtën në grup. Çekia është e para me 8 pikë, Gjeorgjia me 7 pikë së bashku me Shqipërinë dhe në fund Ukraina me 5 pikë.
Formacionet:
SHQIPËRIA: Strakosha, Balliu, Ismajli, Ajeti, Mitaj, Ramadani, Asllani, Laçi, Asani, Muçi, Daku.
Trajner: Sylvinho
UKRAINA: Trubin, Konoplia, Zabarnyi, Matviyenko, Mykolenko, Kaliuzhnyi, Hutsuliak, Zinchenko, Sudakov, Mudryk, Yaremchuk.
Trajner: Serhiy Rebrov