Aplikacion
“U zgjuam në 4 të mëngjesit duke dëgjuar bomba që binin në Kiev”, tha ai pas rikthimit në shtëpi, “ishte momenti i vështirë, ishim në panik, morëm valixhet dhe dolëm në rrugë për tu larguar, por kishte shumë trafik. Nga aty shkuam në hotelin e presidentit të Shakhtar Donetsk. Kishim frikë kur dëgjonim bomba që vinin pranë nesh dhe nuk kisha më dyshime që lufta sapo kishte filluar.”
Ish trajneri i Romës vazhdoi duke folur për udhëtimin drejt vendit të tij. “Ishte shumë i vështirë dhe i gjatë, praktikisht nuk kishte mbarim, gjithmonë me ndjenjën e rrezikut.
Ishin të shkatërruara thuajse të gjitha, nuk kishte as aeroportë, as stacione apo vende ushqimesh”, tha ai.
Në fund, Fonseca u ndal tek populli ukrainas duke thënë se ata po e vuajnë shumë këtë moment të vështirë.
“Nuk mund ta përshkruaj dot, ata po lëndohen shumë dhe po përpiqen të ndihmojnë vendin e tyre, me në krye presidentin Volodymyr Zelenksyn. Lista është e gjatë e atyre që po bashkohen për të mbrojtur Ukrainën dhe është shumë e vështirë për ta, por më besoni, ata e kanë fituar këtë luftë”, përfundoi trajneri.
/e.s/zoom.al